Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “As Pro as Kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në “ABC” se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë qenë i proceduar për trafik të automjeteve, përpos dënimit për drogë. Në analizën për tre ish-ministrat e Brendshëm të qeverisë Rama, Hajdarmataj tha se Xhafaj nuk mund të bëjë moral, ndërsa Tahirin e akuzoi për kanabizimin e vendit dhe Lleshajn për frymë militare.
“Unë preferoj të jem sa më larg insinuatave politike, por edhe vrasja e 25-vjeçarit erdhi si rezultat i arrogancës që fillon nga kryeministri deri te polici i thjeshtë. Lëvizja që ka bërë Rama me tre ministrat, kemi tre pamje të ndryshme. Kemi zotin Tahiri, që me bekimin e Ramës kanabizoi Shqipërinë deri sa ngeci në rrjetën e asaj. Ai e shkatërroi policinë sepse kam parasysh inkriminimin që i bëri policisë.
Është i vetmi ministër që e ndërtoi kanabizimin në sistem me policinë e shtetit. Kemi një ministër të dytë që flet për moral por nuk ka lidhje me moralin sepse i vëllai i tij ka qenë i dënuar për drogë dhe i vëllai i tij, do ta them për herë të parë, ka qenë i proceduar pasi ka ardhur në Shqipëri për trafik të automjeteve.
Ka një procedim në Vlorë që asnjë media nuk e ka kapur. Le të shkojnë ta verifikojnë. Ai procedimi, unë e kam bërë publike, por sa është dëgjuar zëri im, cfarë rëndësie ka. Kur ai jepte moral vëllai i tij ka qenë i proceduar penalisht për trafik të mjeteve motorike nga policia kufitare e Vlorës. Vjen një ministër me të kaluar ushtarake duke futur një frymë militare” tha ai./ db/Abcnews.al