Në pritje të nëntorit të dytë, Kostandina nga Kombinati për tërmetin: Jetoj në pallatin që duhet shembur

schedule09:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:42 - 22 Shtator, 2020

Nëntë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, familjet që humbën banesat e tyre janë ende në pritje për të parë se kur do të nis rindërtimi i objekteve të reja. Kostandina Konini u rikthye në shtëpinë ku jetoi për 20 vjet në lagjen Kombinat në Tiranë.

Kur kanë po vjen nëntori i dytë, Kostandina është kërkon një përgjigje për atë që do të ndodh me banesën e saj, teksa e cilëson të panegociueshme marrjen e banesës së re në të njëjtën godinë.

Në familjen Konini në Kombinat ishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në kuadër të konstatimeve që opozita po bën në familjet e dëmtuara nga tërmeti në lidhje me dëmshpërblimet dhe riparimin e dëmeve.

“Jam Kostandina Konini, banoj në rrugën Fabrika e Qelqit. Kjo qe shikoni juve është shtëpia që prishi tërmeti. Kjo është kuzhina, dhoma më është prishur nuk e di se si qysh tek,” shprehet ajo.

Ina Zhupa: Si ju kanë thënë? Çfarë do bëhet me shtëpinë tuaj?

Kostandina Konini: Na kanë thënë që me DS4 kemi dokumenta, me DS4 na kanë thënë që do vijë Instituti Ndërtimit. Në fakt ata erdhën 30 metra lart, drejtori Hysen a ça e ka, që nga ajo floktorja që është aty e deri këtu nuk begenisi njeri tjetër.

Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?

Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentat këtu në çantë.

Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?

Qytetarja: “Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Sot është data 1 ishalla marrim ndonjë përgjigje konkrete që të bëjmë dhe ato kartat, të vij këtu ku jam unë. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vi! Mezi e kam marrë këtë shtëpi edhe prandaj dua të vi këtu. Le të bëjnë çfarë të duan le ta bëjnë, le ta çelë ai, ç’të duan, në mes të Kombinatit apo në fund të Kombinatit. Unë dua këtu! Unë kam njëzet vjet që rri dhe këtu do të jetoj, asgjëkundi tjetër!” /abcnews.al/