Denoncimi i 34-vjeçarit: Në komisariat më rrahën derisa humba ndjenjat

schedule20:10 - 8 Maj, 2018

schedule 20:10 - 8 Maj, 2018

Një i ri nga fshati Kamenicë i Korçës pretendon se është dhunuar dhe rrahur keq brenda ambienteve të komisariatit. SHÇBA po heton rastin, kurse dy policët kanë mohuar akuzat.

E thërrasin në polici për t’u marrë në pyetje dhe përfundon pa ndjenja. Kështu tregon Mariglen Muka, një i ri nga fshati Kamenicë i Korçës, i cili pretendon se u dhunua me grushta e shkelma në kokë e në trup brenda në ambientet e komisariatit të Korçës. Fillimisht kujtoi se e kërkonin për dokumentet e makinës. Por kur e futën në një nga zyrat e komisariatit, një polic e pyeste për disa vjedhje.

“Më shau, më goditi, kam rënë pa ndjenja poshtë se më goditi me grushte me shqelme. Brenda në zyrë në komisariat. Në zyrën e inspektori. Inspektori të kërkon, kaq më thanë. Me goditi vetëm ai shefi, jo ky i zonës. Ke sharë, ke kërcënuar, ke vjedhur. Unë s’kam bërë asgjë i thashë. Kërkova doktor po njoftoi një shokun e tij. Unë i thashë ‘o doktor lërma këtu me shkrim. Një ta mbaj unë, një ti. Çfarë ilaçi po më bën’. Më bëri një gjilpërë, unë s’e di për çfarë ishte ajo gjilpëra”.

Disa orë më vonë, Muka është lënë i lirë dhe familjarët e dërguan në spitalin e Korçës.

“Denoncim thashë do t’ju bëj. Bile më kërcënuan për të firmosur letra, “jo kjo është për këtë që të lajmëruam””.

SHÇBA ka filluar verifikimet për policin që dhunoi 34-vjeçarin dhe inspektorin e zonës. Burime konfidenciale nga policia e Korçës, thonë se dy efektivët kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë mbi 34-vjeçarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!