Denoncimi/ Halla në Tiranë kërkon mbesën 16-vjeçare

schedule13:04 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 13:04 - 8 Dhjetor, 2023

Një grua nga Tirana ka bërë denoncim në polici, pasi mbesa 16-vjeçe është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo moment nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së saj.

Sakaq, policia po punon për gjetjen e vajzës, në mënyrë që ajo të kthehet te familjarët.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, mterialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al