Të gjithë qytetarët mund ti bashkohen nismës për clirimin e hapësirave të zëna.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar portalin “Hapësira Ime Publike”, të cilin e konsideron një dritare të re komunikimi për mbrojtjen e hapësirave publike.
Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.
Sa I perket raportimit janë tre hapa që qytetari do të ndjekë ; së pari një përshkrim të ngjarjes dhe bashkia ku po kryehet shkelja, së dyti informacioni për denoncuesin. Ndërsa hapi I fundit është dokumentimi me foto apo video. Qytetari mund të zgjedhë të identifikohet përmes e-albania ose mund të qëndrojë anonim.
Në rast mosreagimi brenda 24 orëve nga institucionet përkatëse, mund të plotësohet edhe një formular për ankesën. Deri në orën 15 janë denoncuar mbi 800 raste.
Kjo iniciativë vjen pas aksionit të gjerë të nisur në të gjithë Shqipërinë ndërsa qeveria po punon për një reformë të re të territorit. Sipas kryeministrit Rama është e domosshoshme që të vendoset një vijë e qartë ndarëse mes të drejtës për të zhvilluar një aktivitet legjitim dhe kufinjve që duhet respekuar në hapësirat që u përkasin të gjithëve.
Ndërsa janë paralajmëruar edhe masa ndëshkimore për shkelësit e saj, përfshirë edhe një ligj që parashikon një listë të zezë për ndërtuesit të cilët nuk rrezikojnë vetëm gjoba por edhe mundësinë të mos marrin sërish leje ndërtimi.,


