Dënohet me vdekje ish-Presidenti i Pakistanit

schedule08:41 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 08:41 - 17 Dhjetor, 2019

Gjenerali Pervez Musharraf, ish lideri ushtarak i Pakistanit, është dënuar me vdekje në një seancë gjyqësore speciale në Islamabad.

Gjykata me tre anëtarë e dënoi atë për një akuzë të fortë tradhtie. Akuza ka të bëjë me pezullimin e Kushtetutës në 2007, kur ai vendosi “rregullin e urgjencës” në një veprim që synon të zgjasë mandatin e tij.

Gjenerali Musharraf mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak në 1999 dhe shërbeu si president i vendit nga 2001 deri në 2008.

Ai aktualisht ndodhet në Dubai pasi u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor në vitin 2016./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!