Dënimi për Kapllanajn dhe Goxhajn, Bylisi vendos heshtje për shtyp

schedule18:59 - 5 Shkurt, 2020

schedule 18:59 - 5 Shkurt, 2020

Komisioni i Disiplinës dënoi futbollistin e Bylisit, Jurgen Goxhaj, me 8 ndeshje pezullim, ndërsa presidentin Kapllanaj, me dy ndeshje pezullim, duke mos e lejuar të jetë pranë skuadrës. Pas dënimeve nga Komisioni i Disiplinës, klubi ballshiot ka vendosur heshtje për shtyp.

Njoftimi i Bylisit:

“Para Skënderbeut, Bylisi vendos heshtje për shtyp

Nisur nga rezultatet dhe ndodhitë e javëve të fundit në kampionat, klubi i Bylisit ka bërë një mbledhje ku kanë qenë presidenca, stafi dhe lojtarët. Janë analizuar ndeshjet dhe performanca e lojtarëve deri në detaje!

Në prag të transfertës me korçarët, nga sot, presidenca ka vendosur që skuadra të jetë në heshtje për shtyp, duke përfshirë stafin dhe lojtarët, deri në një urdhër të dytë!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!