Dënimi nga UEFA dhe ligji i sportit, Takaj flet “pa dorashka”

schedule13:55 - 26 Shtator, 2019

schedule 13:55 - 26 Shtator, 2019

Ardjan Takaj ishte i pranishëm në FSHF sot, aty ku u zhvillua një takim mes presidentët Duka dhe përfaqësuesve të klubeve të Superiores. Numri një i klubit korçar foli për kampionatin që po bën Skënderbeu dhe për vazhdimin e betejës ligjore me UEFA-n.

SEZONI AKTUAL DHE DËNIMI – “Jemi duke bërë mirë. Punojmë dhe shohim punën tonë. Objektivi i Skënderbeut është të futemi dhe të jemi dinjitoz. Me historinë që ka bërë Skënderbeu, nuk është mirë të paraqitet ndryshe”.

“Apelimi i dënimit? Çështja vazhdon atje, në Gjykatën Federale. Nuk kemi informacione të tjera. Kur të mblidhen në qershor dhe të japin vendimin, atëherë do e kuptojmë”, u shpreh Takaj për mediat.

LIGJI PËR SPORTIN – Në takimin me kryeministrin Edi Rama, Takaj kërkoi një datë për ligjin e sportit. 100 ditët kanë kaluar, ndërkohë që u shkel edhe afati që ai ligj të miratohej në muajin shtator. Vetë kreu i qeverisë e pat premtuar. Presidenti i Skënderbeut zbulon se shumë shpejt do miratohet edhe ligji.

“Nuk isha skeptik për ligjin e sportit. Doja një datë sepse, ky është një projekt shumë serioz. Qeveria brenda javës së parë të tetorit do të nxjerrë ligjin, që është shumë i vlefshëm për sportin. Jemi të fundit në rajon që po e bëjmë”, përfundoi Takaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!