TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se personat që do zaptojnë pronat private dhe publike do ndëshkohen me burg.
Ai tha se ky draft i Kodit të ri Penal dhe masa ndëshkuese është hedhur për konsultim publik.
“Hyjnë për konsultim ndryshmet në Kodin Penal, ku fillon nga zënia e tokës, çfarëdo zënie toke, publike apo private pa pasur një leje për çfarëdo leje, do dënohet me burg. Edhe për parkimet, ku e zë tokën, parkim i paligjshëm, do shkosh në burg.
Kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulte, monumente të kulture apo infrastrukturën kritike atëherë burgimi është goxha më i gjatë.
Kur një vepër e kësaj natyre kryhet nga persona që paguhen nga shtetit në çfarëdo pozicioni qofshin, dhe sidomos kur konstatohet symbyllja dhe bashkëpunim nga ata që duhet t’i ruajnë këto territore, dënimi është më i gjatë dhe ka një sërë nenesh, që lidhen me personat që punojnë për shtetin”, tha ai./abcnews.al

