Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimi i Tahirit, ish-kryebashkiaku i PS-së i del në krah: Kisha shpresë se e drejta do triumfonte

schedule22:00 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:00 - 4 Shkurt, 2022

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua sot me 3 vite e 4 muaj burg.

Gjika i ka dalë në mbrojtje Tahirit. Përmes një reagimi në rrjete sociale, ai thekson se shpresonte që të shpallej i pafajshëm dhe që sipas Gjikës e drejta e Tahirit të triumfonte.

“I dashur Saimir! Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë”, shkruan ai.



Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Gjatë fjalës se tij kreu i trupës gjykuese deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn. Po ashtu gjykata tha se është verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!