Dënimi i Manchester City në Champions League, UEFA vendos!

schedule18:33 - 14 Nëntor, 2019

schedule 18:33 - 14 Nëntor, 2019

Prej shumë javësh flitej se Manchester City do të dënohej me pezullim nga Champions League sezonin e ardhshëm, për shkak se UEFA kishte ngritur një çështje ndaj tyre.

Kjo për shkak se disa e-maile të fshehta u zbuluan dhe klubi i Manchester City rrezikonte shumë.

Në këto e-maile, flitej për shpenzime marramendëse, madje disa prej tyre dhe në llogari off-shore, llogari fantazmë, për t’iu shmangur çdo rregulli të FFP-së vendosur nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian ka vendosur sot për dënimin e Cityt dhe siç raporton “The Athletic”, skuadra e Mançesterit nuk do të dënohet me pezullim.

Me shumë gjasa, pritet të ketë një gjobë të majme, por pezullime nga kompeticionet europiane nuk do të jepen./abcnews.al