Dënimi i Iranit dhe Italia në “Katar 2022”? Infantino: Ju lutem, jini seriozë!

schedule21:30 - 4 Prill, 2022

schedule 21:30 - 4 Prill, 2022

Eliminimi i Italisë nga botërori “Katar 2022” vazhdon akoma e flitet në media, teksa këtë herë për shkak të një çështje tjetër.

Ditët e fundit është përfolur shumë rreth dënimit që mund të marrë Irani për shkak se nuk lejoi tifozët femra në stadium në ndeshjen që luajtën kundër Lebanos.

Në këtë mënyrë u përfol se Italia do të ishte kombëtarja e cila do të përfitonte për të shkuar në “Katar 2022”, dhe një gjë e tillë duket se ka nervikosur edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili do të shprehej se nuk ekzistojnë skenarë të tillë.

“Te jemi seriozë, ju lutem! Si italian është një trishtim i jashtëzakonshëm. Më vjen të qaj që Italia nuk është në Botërorin e ardhshëm.

Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë tifozët e futbollit. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë për të ardhmen dhe të reflektojmë për akademitë, për numrin e lojtarëve që dalin prej tyre dhe integrohen në skuadrat e para.

Nuk flas vetëm për Italinë, por për të gjithë botën. Nëse të gjithë mendojnë se dikush tjetër do e stërvite dhe pastaj e marrim sepse kemi para, atëherë nuk po shkojmë askund”, ka theksuar Infantino. /f.a/abcnews.al