Dënimet për “Inceneratorin e Fierit”, GJKKO dënon me 6.8 vite burg ish ministrin Lefter Koka

schedule11:37 - 25 Shtator, 2023

schedule 11:37 - 25 Shtator, 2023

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u dënua me 10 vite burg për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Fierit që në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj  burg.  Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për Kokën që e shpalli fajtor për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ndërsa ish-vartësi i tij  Alqi Bllako, u dënua me 4 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dënim me 2 vite e 8 muaj vite heqje lirie. Edhe pse SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg për Bllakon, gjykata e shpalli të pa pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim dhe rikualifikoi veprën penale duke e dënuar për shpërdorim detyre.

Administratori i kompanisë koncensionare Klodian Zoto u dënua me 8 vite burg. Ai u gjet fajtor për Mashtrim me pasoja të rënda dhe krijim të skema mashtruese, korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë, e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Ndërsa Arben Dervishaj i akuzuar për “Falsifikim dokumentash” dhe “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, u shpall I pa fajshëm edhe pse SPAK kërkoi dënim me 7 vite burg. Të pa fajshëm u shpallën edhe Juri Imeraj, administrator i një prej kompanive që ka kryer punime në Inceneratorin e Fierit si dhe Arjola Kodra në cilësinë e administratores së kompanisë “Integrated Energy”.

Për Imerajn SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg dhe për Kodrën 3 vite heqje lirie. Dënimi me burg u pezullua për, Pëllumb Abeshin, Regan Merdanin, Gentian Zilfën dhe Sabina Cenamerin dhe u vendosën në shërbim prove për 4 vitet e ardhshme. Florian Muça e Azem Shatëri u dënuan me 2 vite burg, por u liruan nga qelia për shkak se përfunduan dënimin me burg me kohën e mbajtjes në paraburgim. Ish-administratori i incineratorit të Fierit, Loran Dusha u shpall i pafajshëm për “korrupsion aktiv”, por fajtor për “pastrim parash” dhe u dënua me 7 vjet burg, duke përfituar zbritjen në 4 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar.

Gjykata urdhëroi konfiskimin e një  pasurie me sipërfaqe sipërfaqe 789 m2 në emër të Lefter Kokës dhe heqjen e sekuestros për 3 prona të tjera. Po kështu iu hoq sekuestroja edhe një apartamenti në pronësi të babait të Alqi Bllakos. Ndërsa inceneratori I Fierit nuk do të administrohet më nga agjensia e pasurive të sekustruara dhe konfiskuara pasi gjykata vendosi heqjen e sekuestros.

VENDIMI I GJYKATËS PËR INCENERATORIN E FIERIT

  1. Lefter Koka 10 vite burg- me gjykim të shkurtuar, 6 vite e 8 muaj burg
  2. Alqi Bllako  4 vite burg- me gjykim të shkurtuar, 2 vite e 8 muaj burg
  3. Klodian Zoto 12 vite burg- me gjykim të shkurtuar, 8 vite burg
  4. Arbër Denizi 7 vite burg- me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg
  5. Loran Dusha 7 vite burg- me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg

Vendimi i Gjykates se Posaçme

  1. Arben Dervishaj, i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit
  2. Arjola Kodra, e pafajshme për akuzën e korrupsionit
  3. Juri Ymeraj, i pafajshëm për akuzën e pastrimit të parave

Vendimi i Gjykates se Posaçme

  1. Pëllumb Abeshi, 3 vite e 6 muaj burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj
  2. Florjan Muçaj, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
  3. Azem Shatëri, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vit eburg
  4. Erjon Murataj, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
  5. Sabina Cenameri, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
  6. Regan Merdani, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
  7. Gentian Zifla, 3 vite burg- me gjykim të shkurtuar 2 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!