Dendias ankohet në OKB pas incidentit në Kretë: Sjellja turke ka shkuar përtej çdo logjike

schedule10:30 - 21 Shtator, 2021

schedule 10:30 - 21 Shtator, 2021

“Sjellja turke ka shkuar përtej çdo logjike”, kjo ka qenë ajo që u tha ministri i jashtëm grek Nikos Dendias homologëve të tij evropianë me rastin e incidentit nga një anije luftarake turke në anijen kërkimore “Nautical Geo” të Premten e kaluar, 17 shtator.

Një anije po kryente kërkime brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive Greko-Egjiptiane, vetëm 10 milje në lindje të Kretës. Ndërkohë anije luftarake turke provokoi këtë anije dhe nëpërmjet radios shprehu pretendimet se anija kërkimore kishte hyrë në ujërat e Turqisë.

Nikos Dendias, i cili është në Nju Jork për punën e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së informoi homologët e tij të Ministrave të Jashtëm të BE -së për incidentin.

Dendias gjatë diskutimit të Ministrave të Jashtëm të BE -së, i cili u zhvillua në Nju Jork u përcolli homologëve të tij fakte në lidhje me veprimin të luftanijes turke, e cila ngacmonte anijen kërkimore. /abcnews.al/