Denaj dhe Çuçi në Gjipe për lirimin e plazheve

schedule11:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 11:00 - 9 Gusht, 2019

Qeveria është e vendosur t’i japë fund paligjshmërisë dhe informalitetit fiskal. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ishin ne plazhin e Gjipesë në Jug të vendit, ku po lirohen për qytetarët hapësira e plazheve publike, të zaptuara në kundërshtim me ligjin nga privatët.

 “Jemi këtu për të treguar qartë se informaliteti dhe paligjshmëria do të marrin fund.  Këtu jemi në një zonë të mbrojtur dhe si në shumë vende të tjera të vendit njerëz të paligjshëm kishin zaptuar hapësirat publike. Sot jemi për të treguar qartë se paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund përfundimisht.”
Sipas ministrit Çuçi, lirimi i këtyre plazheve te zaptuara nuk është  aksion, por një betejë kundër paligjshmërisë

 “Të gjitha hapësirat publike janë shfrytëzuar sipas ligjit dhe me përqindjet që i përcakton VKM-ja. Ky ishte bastioni i fundit që privati kishte zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme”.

Gjatë  këtij operacioni në plazhin e Gjipesë në Himare u liruan rreth 3000 metra katror plazh, ndërsa 600 metra katrore të tjerë u liruan në Potam e Qeparo. Bëhet e ditur se ka nisur procedim penal për 4 zyrtarë bashkië dhe 5 pronarë subjektesh privatë.

Mes zyrtarëve të proceduar është një Drejtor i Drejtorisë së Tatim-Taksave pranë Bashkisë Himarë, i cili  dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojnë aktivitet në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimor.

Po ashtu po procedohen tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim- Taksave në Pogradec, pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilët kishin zënë hapësira publike në zonën e plazhit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!