Gjashtë ultras durrsakë u vunë nën hetim nga policia e Shkodrës pas përfundimit të sfidës mes Vllaznisë dhe Teutës. Fitorja e Vllaznisë nuk kaloi pa moment tensioni e përplasje, ndërsa uniformat blu I proceduan tifozët e Teutës me akuzën e shkatërrimit të pronës dhe veprime të dhunshme në aktivitetet sportive.
Ultrasit durrsakë thyen edhe disa stola të tribunave dhe I kanë hedhur në fushën e gjelbër.
Tensionet kanë vijuar edhe jashtë stadiumit, pasi disa tifozë të Vllaznisë shkuan në daljen e tribunave të tifozëve të Teutës, por ndërhyrja e policisë shmangu një përplasje edhe më të ashpër.
Vetëm një tifoz durrsak ka mbetur i plagosur dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa menjëherë u shoqëruan në komisariat të dyja tifozeritë.
Pas përfundimit të veprimeve hetimore, policia e shkodrës zyrtarisht tha se ka nisur hetimet për gjashtë tifozë.
Nga sezoni i rregullt në superligë, kanë mbetur pesë ndeshje ndërsa Vllaznia mban kreun me 59 pikë


