Dëmtoi Neymar, tifozët kërcënojnë familjarisht brazilianin e Lyon

schedule17:29 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 17:29 - 16 Dhjetor, 2020

Mjafton një provokim, një gafë ose një faull i rëndë në futboll, dhe ofendimet e mesazhet kërcënuese vërshojnë lumë ndaj teje. Një gjë e tillë i ka ndodhur Thiago Mendes, mesfushorit brazilian të Lyon.

28-vjeçari kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj Neymar në minutat shtesë të takimit PSG-Lyon (0-1). E kuqe e menjëhershme për Mendes dhe frikë e panik te kampionët e Francës në lidhje me dëmtimin në kavilje të yllit të sulmit.

Për fat të mirë, Neymar nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe pritet të rikthehet shpejt në dispozicion të trajnerit Tuchel, teksa patrioti i tij i Lyon ka marrë kërcënime të shumta. Lojtari kërkon ndjesë për faullin në prononcimin për Daily Express, teksa gruaja e tij zbulon kërcënimet e marra në rrjetet sociale.

E vlerësoj shumë futbollin që po dhuron Neymar dhe shpresoj që dëmtimi i tij të mos jetë serioz. Uroj nga zemra që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe t’i dhurojë sa më gëzime tifozëve të tij. I kërkoj sinqerisht falje për ndërhyrjen”, deklaron Thiago Mendes. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe gruaja e tij.

“Thiago ka marrë shumë mesazhe kërcënuese, kanë filluar të më shkruajnë edhe mua. Njerëz të ndryshëm më shkruajnë se do të më ndodhë diçka e tmerrshme për shkak të dëmtimit që i shkaktoi Thiago Neymarit“, deklaron Kelly Mendes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!