Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi mbetën në errësirë për shkak se mungon energjia elektrike.
Tensioni i lartë 35 kilovolt që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e përmendur më sipër.
Shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë, riparimi i së cilës nuk dihet se kur do të ndodhë.
Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shënkollit në Bashkinë e Lezhës. /abcnews.al/