Dëmtohet në momentin më të mirë, mesfushori kuqezi lë fushën mes dhimbjesh

schedule09:16 - 8 Nëntor, 2020

schedule 09:16 - 8 Nëntor, 2020

Në momentin më të mirë vjen dëmtimi dhe ndalon gjithçka. Episod, që i ka ndodhur shumë të tjerëve më parë dhe i radhës që e pëson është Emanuele Ndoj. Mesfushori i Brescias vetëm pak javë më parë ishte autor i një dopiete dhe kishte fituar vendin e titullarit fiks te skuadra e Serie B.

Edhe dje e nisi nga minuta e parë ndaj Cosenca, por iu desh të linte fushën e lojës para kohe për shkak të një dëmtimi. Ndoj u dëmtua në gju gjatë një përplasje me kundërshtarin dhe iu desh të linte fushën e lojës me ndihmën e barelës mes dhimbjesh.

Ai luajti vetëm 29 minuta, duke i lënë vendin Bisolit. Sot priten ekzaminime të hollësishme dhe shpresojmë që mesfushori i kombëtares të mos ketë pësuar një dëmtim të rëndë dhe të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushë. /abcnews.al