Dëmtimi muskulor: Sa do të qëndrojë jashtë Neymar, rrezikon sfidat me Brazilin

schedule15:30 - 30 Tetor, 2020

schedule 15:30 - 30 Tetor, 2020

PSG fitoi 0-2 në Turqi përballë Basaksehir të mërkurën në duelin e Champions League. Dygolëshi i Moise Kean i dhuroi tre pikët e para ekipit të Thomas Tuchel, teksa lajmi më i keq ishte dëmtimi i Neymar, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të.

Sulmuesi brazilian pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe testet e specializuara mjekësore zbuluan kohën që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. RMC Sport raporton se 28-vjeçari latin do të mungojë për 15 ditë.

Diçka e tillë shqetëson trajnerët Tuchel (PSG) dhe Tite (Brazil). Neymar ka humbur në këtë mënyrë takimet e kampionatit kundër Nantes dhe Rennes dhe atë ndaj Leipzig në Champions League.

Në rrezik është edhe grumbullimi me kombëtaren e Brazilit për sfidat e eliminatoreve të Katar 2022 me Venezuelën (14 nëntor) dhe Uruguain (18 nëntor). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!