Christian Romero pësoi një dëmtim në ndeshjet kualifikuese për “Katar 2022”, të kombëtareve duke sjellë një shqetësim serioz për Antonio Conte.
Tottenham humb kështu një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së tij për një periudhë të gjatë kohe, teksa pas testeve të bërë është zbuluar se lojtari e ka mbyllur para kohe vitin 2021.
Ka qenë vetë trajneri i “Spursa-ve” ai i cili ka zbuluar edhe periudhën që do mungojë lojtari, që në konferencën për shtyp Conte tregoi se ish-lojtari i Atalantës do të mungojë disa muaj.
“Lajmet nuk janë aspak të mirë, dëmtimi është i rëndë. Do të duhet të kalojë disa kohë para se ta rishohim sërish në fushë, me shumë mundësi do të jetë në vitin tjetër. Duhet që dëmtimin e tij ta kontrollojmë javë pas jave, por dëmtimi duket që është i rëndë. Ka nevojë për kohë që të rikuperohet, më vjen keq sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Koha e rikthimit? Janar, shkurt, nuk e di. Por, e sigurt është se për vitin 2021 nuk do të jetë në fushë”, ka deklaruar Conte. /f.a/abcnews.al