Mesfushori i Flamurtarit, Carlos Henrique, iu bashkua kuqezinjve gjatë muajit shkurt, por aventura e 23 vjeçarit nuk ka nisur mirë. Braziliani pësoi një dëmtim të rëndë në takimin kundër Bylisit në trasnsfertë, duke u zëvendësuar pas vetëm 30 minutash lojë.
Pas një përplasje të fortë, Henrique u largua me ambulancë nga fusha e lojës dhe sot, klubi i Flamurtarit ka publikuar një foto të tij pas operacionit, ku shihet një çarje e thellë dhe që është qepur. Dëmtimi i 23 vjeçarit duket i rëndë, pasi çarja është e gjatë dhe duket e thellë.
Nuk dihet ende sa do të jetë periudha e tij e rikuperimit dhe ai rezultat pozitiv në Ballsh për Flamurtarin (0-0), nuk ka kaluar pa lajme të këqija./abcnews.al