Një ndërhyrje e Alvaro Odrizola në stërvitjen e 4 shkurtit qëlloi fatale për Ivan Perisic dhe kroati nuk ka zbritur në fushë për Bayern Munchen prej atij momenti. Lojtari pësoi një frakturë në kavilje dhe po kryen fazën e rikuperimit.
31-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kroacisë dhe trajneri i nënkampionëve të botës, Zlatko Dalic, ka folur rreth gjendjes së Perisic në një deklaratë për Sportske Novosti.
LEXO EDHE: Odriozola dëmton Perisic në stërvitje, Flick flet hapur për përplasjen
“Do të shkoj të shoh në stadium ndeshjen e 18 marsit mes Bayern Munchen dhe Chelsea, më pas do të bisedoj nga afër me Perisic. Ivan po e merr veten, të shohim. Logjika thotë që Josip Brekalo (lojtar i Wolfsburg) do të marrë minuta në turneun e Dohës që zhvillohet në fund të marsit. Do të jenë ndeshjet e vetme përpara fillimit të përgatitjeve për Euro 2020“, deklaron ish-trajneri i Dinamos së Tiranës. /abcnews.al

