Marash Kumbulla e nisi si zakonisht titullar sfidën mes Hellas Verona dhe Brescias, e vlefshme për Serie A. Mbrojtësi shqiptar kishte një duel shumë të vështirë me Mario Balotellin, por për aq kohë sa ishte në fushë, neutralizoi çdo rrezik.
Talenti 19-vjeçar ishte i pafat në këtë sfidë, pasi u dëmtua pas vetëm 16 minutash lojë. Lojtari i kombëtares kuqezi pësoi një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje, dëmtim që zakonisht kërkon 6-8 javë kohë rikuperimi.
Kumbulla me shumë gjasa i ka humbur sfidat e nëntorit të kombëtares së Shqipërisë, që do të luajë përballë Andorrës dhe Francës. Shumë i pafat 19-vjeçari me këtë dëmtim, pasi po kalonte momentin e tij më të mirë në karrierë./abcnews.al