Dëmtimi i Kjaer/ Nuk do qëndrojë shumë kohë jashtë, qetësohet Pioli

schedule20:08 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:08 - 4 Dhjetor, 2020

Simon Kjaer pësoi një dëmtim mbrëmjen e kaluar në fitoren 4-2 të Milanit ndaj Celtic. Ndeshja e danezit të kuqezinjve në Europa League, zgjati vetëm 11 minuta.

Mbrojtësi i njohur ndodhej në formë fantastike, duke ia dalë t’i japë qetësi dhe siguri prapavijës së kryesuesve të Serie A. 31-vjeçari ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë.

Kjaer do të qëndrojë minimalisht shtatë ditë larg fushave të blerta, teksa një javë më vonë do t’i nënshtrohet kontrolleve të radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!