Dëmtimi i Dembele jo aq keq për Barçën, FIFA i jep miliona euro shpërblim

schedule10:18 - 23 Qershor, 2021

schedule 10:18 - 23 Qershor, 2021

Franca humbi një nga sulmuesit më të rëndësishëm që në nisje të Euro 2020. Ousmane Dembele u dëmtua në ndeshjen me Hungarinë dhe fushën pas vetëm 30 minutash nga aktivizimi.

Pas ekzaminimeve u vu re një shqetësim serioz muskulor dhe u vendos për largimin e tij nga Kampionati Europan për të nisur rikuperimin.

Ditën e djeshme Barcelona doli me njoftim se 24-vjeçari do të operohet dhe mediet parashikojnë mungesën e Demeble për 4 muaj. Por duket se Barcelona nuk do ketë humbje financiare nga dëmtimi i sulmuesit.

Rregulli i FIFA-s parashikon se në rast se lojtarët dëmtohen në kompeticione madhore, paga e tyre për kohën e mungesës (maksimumi një vit) kompensohet nga FIFA.

Barcelona do të marrë nga FIFA 20,548 euro në ditë për gjithë kohën e mungesës së Dembele. Nesër Dembele do mungojë 4 muaj, Barcelona do të marrë rreth 2,5 milionë euro. /abcnews.al