Lucas Paqueta po përgatitet të bëhet lojtari i Manchester City. Siç raporton “Sky Sports”, sot është dita vendimtare për mbylljen dhe një burim i afërt me klubin anglez tha se ka 90% probabilitet që marrëveshja të përfundojë në këto 24 orë.
Në moshën 25-vjeçare, Paqueta mbërriti te West Ham vitin e kaluar dhe me to ai grumbulloi 42 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 7 asistime.
Një sezon që përfundoi me firoen e Conference League, falë suksesit 2-1 në finale ndaj Fiorentinës. Pikërisht në atë ndeshje braziliani shërbeu asistin vendimtar./h.ll/abcnews.al