Dëmtimet në rrjet nga moti/12 mijë abonentë pa energji në Elbasan

schedule11:35 - 15 Shkurt, 2018

schedule 11:35 - 15 Shkurt, 2018

Përveç bllokimeve dhe përmbytjeve, reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji në mjaft zona të qarkut të Elbasanit. Rreth 12.000 mijë abonentë  kanë mbetur pa energji ne të gjithë Qarkun. Si pasojë e stuhive dhe ngarkesës nga dëbora janë këputur përcjellësit dhe dëmtuar shtyllat e Tensionit të Mesëm e atij të Ulët në shumë fshatra malorë të bashkive Librazhd, Përrenjas, Elbasan dhe Gramsh. Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetra mjete të OSHEE për riparimin e defekteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!