Dëmtimet në fasadë, nis restaurimi i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar

schedule19:01 - 4 Shtator, 2021

schedule 19:01 - 4 Shtator, 2021

Nga Leontina Nikaj

Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar prej vitesh ka shfaqur problematika të shumta, rënia e pjesëve të tij ka qenë e rrezikshme për kalimtarët. Që prej muajit maj, ka nisur puna për restaurimin e tij, ku tashmë ka përfunduar faza studimore.

Agron Islami pranon dëmtimet e mëdha në strukturë dhe copëza mozaikësh.

Në të janë 13 figura të paraqitura në disa grupime. Majtas është grupi i luftëtarëve, kordhëtarëve dhe shigjetarëve ilir dhe shqiptarëve të luftës anti-osmane.

Pastaj, përfaqësohet Rilindja Kombëtare me dy figura dhe partizani fitimtar. Dy figurat simbol, punëtori dhe fshatarja, janë në qendër të sipërfaqes, kurse djathtas 5 figura simbolizojnë Luftën Nacionalçlirimtare.

Mozaiku i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është një prej siteve të trashëgimisë tonë kulturore që po restaurohet nga programi Eu4Culture  me vlerë 80 179 450 lekë. /Abcnews.al