Dëmtimet dhe infektimet shkaku, Anglia e Holanda pa dy yje në Europian

schedule15:18 - 1 Qershor, 2021

schedule 15:18 - 1 Qershor, 2021

Kombëtaret do duhet të dorëzojnë listat përfundimtare të lojtarëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian dhe Holanda ka pësuar një goditje të rëndë, duke iu dashur të lërë jashtë të vetmin portier të nivelit të lartë që kishte në skuadër.

Jasper Cillessen është infektuar me koronavirus javën e shkuar dhe është izoluar. Trajneri De Boer në intervistën e tij të djeshme u shpreh: “Më vjen keq për Cillessen, por më duhej të shpallja listën dhe nuk priste koha. Ai është ende i infektuar dhe jemi të paqartë se kur do të shërohet dhe kur do jetë 100% fizikisht për të përballuar ndeshje”.

 

Portierët në dispozicion të De Boer janë Tim Crul dhe Stekelenburg. Ndërkohë humbje të madhe pak ditë para nisjes së kampionatit ka pësuar edhe Anglia. Kombëtarja e Tre Luanëve do të duhet të bëjë pa talentin Masoon Greenëood pasi djaloshit i është përsëritur një dëmtim dhe do i duhet të ndalet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!