Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtim serioz në finale, Kylian Mbappe humbet çerekfinalen e Champions

schedule16:38 - 25 Korrik, 2020

schedule 16:38 - 25 Korrik, 2020

Kylian Mbappe pësoi një dëmtim të frikshëm mbrëmjen e kaluar. PSG fitoi 1-0 (Neymar 14′) finalen e Kupës së Francës kundër St Etienne, teksa ndeshja e sulmuesit të talentuar zgjati vetëm 33 minuta.

Trajneri Tuchel u shpreh i shqetësuar për gjendjen e yllit të ekipit, i cili rrezikon seriozisht të humbasë finalen e Kupës së Ligës kundër Lyon (31 korrik, 21:10) dhe sfidën çerekfinale kundër Atalantës në Champions League (12 gusht, 21:00).

21-vjeçari i është nënshtruar sot kontrolleve të specializuara mjekësore, që kanë konfirmuar dëmtimin në kaviljen e djathtë. Pas 72 orësh do të kryhet edhe një kontroll tjetër, që do të sqarojë më shumë se kur mund të rikthehet në fushën e blertë.

Dëmtimi është serioz dhe është tmerrësisht e vështirë që Mbappe të jetë gati për ndeshjen e Champions kundër skuadrës bergamaske. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!