Dëmshpërblimet për tokat e përmbytura në Kukës

schedule14:09 - 9 Janar, 2018

schedule 14:09 - 9 Janar, 2018

Banorët e tokave të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës u mblodhën në Kukës për të rinisur protestat për dëmshpërblimet. Ata thonë se do t’i kërkojnë qeverisë të dalë me një vendim të veçantë për kompensimin e tyre. Nëse kërkesat nuk realizohen banorët paralajmërojnë se do të vijnë në Tiranë për të vazhduar protestat. Më shumë se 3 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Sot vetëm 350 prej tyre janë kompensuar duke i zhvendosur në Durrës e Lushnjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!