Demokratët e përçarë të Dibrës, presin rithemelimin dhe Lulzim Bashën

schedule15:19 - 24 Mars, 2024

schedule 15:19 - 24 Mars, 2024

Demokratët e Dibrës ishin mbledhur në dy salla të ndryshme, këtë të diel, për të pritur secili sipas grupeve, Rithemelimin dhe Bashën.

Gazment Bardhi dhe të tjerët e grupit të tij nuk i kushtuan rëndësi pranisë së Bashës dhe faktit që një pjesë e demokratëve të Dibrës ishin bashkë me të.

Përpara demokratëve të Rithemelimit, Bardhi u foli për bashkimin me Berishën, si shpresë për fitore në betejën e pranverës së 2025.

Sinkron Bardhi: Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra, dhe u përpoqëm ta bëjnë realitet, ka qenë nevoja për bashkim. Sa herë që ju keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS në Dibër. Sa herë që konfliketet e brendshme kanë prevaluar mbi nevojën e PD-së për të fituar, ne kemi humbur. Prandaj lajmi i mirë për demokratët e Dibrës, dhe çdo demokratë në çdo cep të Shqipërisë, është që pas një periudhe të vështirë PD është e bashkuar, më e fortë dhe gati për t’u përballuar dhe fituar betejën e zgjedhjeve të 2025.

Por Basha, që doli para demokratëve të tij menjëherë pasi Rithemelimi mbaroi, u përpoq të luaj me kartën e të pastrit nga ata që ai thotë se kanë bërë Pazar me Ramën, referuar marrëveshjes. Me bindjen se vetëm ai do të bëjë rotacion, Basha u bëri thirrje demokratëve të Dibrës të bashkohen rreth tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!