Demokratët amerikanë kritikojnë djalin e presidentit Donald Trump për korrespondencën e tij me Uikiliks. Kritikave për kontaktet mes djalit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe organizatës së Julian Assange i shtohet dhe kërkesa për marrjen në pyetje publikisht të Trump Junior në lidhje me këtë cështje. Ky i fundit publikoi në profilin e tij Tuiter mesazhet e shkëmbyera me Uikiliks
Gjithcka nisi nga publikimet e “Atlantic” e cila shkruante se si organizata e themeluar nga Julian Assange ka kontaktuar disa herë djalin e madh të presidentit amerikan në përpjekje për ta bindur që ai ti ndihmonte të publikonin disa dokumente që janë në duart e tij
Mesazhet janë në dosjen që avokatët e Donald Jr. kanë dorëzuar në kongresin amerikan i cili po heton për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Sipas agjencive të shërbimit të inteligjencës në vend, Uikiliks është në kontakt me hakerat e lidhur me qeverinë ruse dhe shpërndan materialet e tyre. Në raste të tjera Uikiliks i ka kërkuar Trump Junior që të mohojë rezultatet e zgejdhjeve duke i cilësuar të rreme dhe të propozojë Assange si ambasadorin australian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pothuajse gjithnjë Trump Junior i ka injoruar mesazhet dhe kur nuk e ka bërë ka shpërndarë materiale për Hillary Clinton dhe partinë demokratike./abcnews.al