Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Demokracia po cënohet nga politika”, Thaçi: Kosova e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë!

schedule22:49 - 14 Maj, 2026

schedule 22:49 - 14 Maj, 2026

Për Hashim Thaçin, demokracia në Kosovë po cënohet nga politika. Në një intervistë për ABC News dhe Kanal10, ish Presidenti Thaçi jep mesazhe të forta për klasën politike në Kosovë, ndërsa thotë se në vend duhet të dominojë interesi shtetëror përkundër atij partiak.

Ndër të tjera Thaci e konsideron të tepërt për Kosovën mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme.

“Sot demokracia në Kosovë po cënohet nga politika, dominon heshtja. Heshtja dhe indiferenca është karakteri dhe fytyra e së keqes. Kosova e ndarë nga brenda dhe e izoluar nga jashtë nga Perëndimi.
Nuk duhet të shmangemi nga objektivat strategjike, kemi ditur të bashkohemi ka dominuar kultura dhe kodi I marrëveshjes.



Në 2014 filloi padrejtësisht logjika e licimeve. Vendi po shkon në zgjedhje të reja, kjo është e tepërt. Duhet te dominojë interesi shtetëror përkundër atij partiak.

Ka mbetur edhe integrimi në NATO e BE. Ata që duan të futen në aktivitete të tjera, pa ambicie nuk realizohet asnjë synim. Ambiciozi ëndërron pore dhe realizon. Ëndërruam lirinë, e shpallëm. Ambicia dhe përgjegjësia duhet të ecin paralelisht, personalisht kam hapur rrugë tri herë edhe pse fitues. Në politikë jo rrall një hap prapa të hap shtigje të reja. Duhet që gjërat të merren shtruar, me durim.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!