Demiral nuk mjafton, Cremonese ndal Atalantën

schedule14:32 - 11 Shtator, 2022

schedule 14:32 - 11 Shtator, 2022

Atalanta dhe Cremonese nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e javës së 6-të të Serie A.

Një takim që nuk nxori fitues, teksa të parët në avantazh arritën të kalonin bergamaskët me anë të Demiral në minutën e 74-të të takimin, ndërsa vetëm 5 minuta më pas Valeri do të barazonte shifrat.

Një pikë për skuadrën e Gasperinit që e vendos atë përkrah Milan dhe Napolit në krye të tabelës së klasifikimit me nga 14 pikë, ndërsa nga ana tjetër Cremonese merr barazimin e dytë rresht. /f.a/abcnews.al