Demiraj: Anëtarësimi i Suedisë në NATO është dështimi më spektakolar i Putinit

schedule20:14 - 11 Korrik, 2023

schedule 20:14 - 11 Korrik, 2023

Kolonel Dritan Demiraj thotë se anëtarësimi i Suedisë në NATO është dështimi më spektakolar i presidentit rus, Vladimir Putin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se me hyrjen e Suedisë në NATO, forcohet krahu veri-lindor i aleancës në Evropë.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO, është dështimi më spektakolar i presidentit Putin. Pra, forcimi i krahut veri-lindor të NATO-s, do të thotë që NATO-ja tashmë është shumë herë më e fortë. Unë gjykoj që po shkojmë drejt një NATO-je përtej kufirit euro-atlantik, e cila përfshin edhe pjesën e Paqeësorit, që do të thotë, qëllimi dhe objektivi kryesor është jo vetëm mbrojtja ndaj Federatës Ruse, por tashmë, angazhimi, afrimi në këtë aleancë të vendeve si Zelanda e Re, Australi, Filipinet, Koreja e Jugut, Japonia, por kjo vetëm.

Do të thotë se kemi një aleancë e cila po i zgjeron territoret e saj, për t’u përballur në të ardhmen edhe me rreziqet edhe kërcënimet e Detit të Kinës Lindore dhe Jugore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!