Demi për vrasjen e 20-vjeçarit: Tmerr, moshatarët punojnë te shtëpitë e barit ose në rrugë me makina luksoze

schedule10:46 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:46 - 30 Qershor, 2021

Nisur nga ndihma që kanë ofruar kamarierët në Shkodër për familjen e Musaen Zenelit, I cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë, gazetari Enkel Demi e ka konsideruar tragjike jo vetëm këtë ngjarje, por fatin e të gjithë të rinjve, që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri me punë të ndershme.

LEXO EDHE:“Puna është nder”, kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin

Gjatë një momenti në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se qeveria nuk do t’ja dijë për këta të rinj që e shohin jetën në sy dhe ky është një tmerr.

Sipas Demit, është vrarë shpresa e të gjithëve dhe ky është një problem i madh.

 Fjala e plotë e Enkel Demit:

Kjo ngjarje është tragjike sepse këta çuna siç është Musaeni, siç është Rehyli e të tjerë, kanë zgjedhur që të jetojnë duke punuar. Kanë zgjedhur që të jetojnë në mënyrë të ndershme. Shumë djem të moshës së Musaenit apo pak më të rritur shkojnë e punojnë tek shtëpitë e barit në Angli, ose merren në Shqipëri me lloj lloj punësh të paligjshme dhe mund t’i gjejmë nëpër rrugët e Shqipërisë me makina luksoze, por për fat të keq e kanë jetën e shkurtër, sepse i futen një rruge pa krye. Por kur një njeri me punë të pandershme e pëson, kjo bën që të vritet shpresa dhe pastaj jepet një mesazh tek të gjithë të tjerët ‘pse duhet me punu kamarierë, pse duhet me punu punëtorë ndërtimi.

Në fund fare o t’ia mbathim, ose të merremi të gjithë me gjirizin e shoqërisë që të mbijetojmë. Kjo është tragjedia, Musaeni në këtë rast nuk përfaqëson vetëm familjen e vetë, përfaqëson edhe Rehylin, edhe të gjithë ata njerëz të cilët e shohin jetën në sy, nuk ulin kokën për ta parë jetën. Kjo është një tmerr dhe akoma më e tmerrshme bëhet kjo kur të del një kryeministër dhe i përcakton këta si numër dhe thotë ‘nuk e kemi kaluar limitet’. Se limitet i përcakton Ed Rama, 3, 4 vrasje nuk janë ndonjë gjë e madhe.

Kuptohet nuk e shqetëson njëri atë në Surrel, se ai lëviz me 10 makina, mbrohet, por këta njerëz që punojnë e kanë kaluar limitin. Nëna e Musaenit e ka kaluar limitin njerëzor dhe nesër pasnesër dhe të afërmit tanë mund ta kalojnë limitin dhe larg o zot ta kalojnë familjet tona limitin. Kjo është ajo që të shqetëson dhe ndërkohë Ard Veliu thotë nuk kam faj, Bledi Çuçi thotë s’kam faj. Edi Rama s’ka e s’ka dhe këtu vritet shpresa. Këtu është i gjithë problemi jonë, është vrarë shpresa se nënën e Musaenit mund ta ndihmojmë dhe mirë do bëjmë ta ndihmojmë, por problemi është që si Musaeni, si Rehyli ka shumë në këtë vend, të cilët duan të jetojnë në këtë vend. Ky është halli i madh.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!