Dembele “hero” në Francë, shpëton nga falimentimi klubin e tij të parë

schedule16:53 - 27 Shkurt, 2023

schedule 16:53 - 27 Shkurt, 2023

Dëmtimet e shumta brenda pak kohësh, nuk e kanë lënë francezin Ousmane Dembele, të ketë “shkëlqimin” e duhur tek Barcelona, mirëpo jashtë fushës së blertë çdo gjë është krejt ndryshe, me anësorin e sulmit “blaugrana”, i cili ka ndihmuar ish-klubin e tij që tashmë është në rrezik falimentimi.

Bëhet fjalë për klubin Evreux Football Club 27, një klub francez i cili aktualisht militon në National 2 ose e përkthyer më ndryshe kategoria e 4-t e futbollit në Francë. Klubi ku u rritën lojtarë të talentuar si portieri Steve Mandanda dhe mbrojtësi i Bayern Munich, Dayot Upamecano, aktualisht është në vendin e 9-të, në kampionat dhe francezi ka dhuruar plot 100 mijë euro në arkat e klubit, për t’i ndihmuar në shmangjen e falimentit.

“Presidenti i Evreux Football Club 27, Samuel Brigantino dhe Guy Lefrand, kryebashkiaku i Evreux, dëshiron të falënderojë Ousmane Dembele për bujarinë dhe mbështetjen e tij financiare të dhënë për klubin gjatë kësaj periudhe të vështirë. Ousmane, djali i klubit dhe krenaria e qytetit të Evreux, ka mbështetur gjithmonë klubin dhe na lejon sot, të vazhdojmë rrugëtimin tonë”,- janë shprehur në një deklaratë drejtuesit e klubit, shumë falenderues ndaj francezit. /i.m /abcnews.al