Në orën 19:00, “demat e kuq” të Partizanit do të nisin fazën e tretë kualifikuese të Conference League, teksa do të priten në “Skonto Stadions” të Rigës nga kampionët letonezë të Valmiera, në përballjen e parë të kësaj faze.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Zoran Zekiç ka vendosur të surprizojë disi, duke i rreshtuar “demat” e tij me formulën 4-3-1-2, ku në portës është vendosur “gardiani”, Pano Qirko. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Zekolli e Atanastoski, ndërsa qendra mbulohet nga Sota e Kocijan. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i është besuar treshes Rrapaj-Mehmeti-Murataj, ndërsa Taipi do të jetë disi më i avancuar. Ndërkaq, dyshja e sulmit do të plotësohet nga golashënuesit e Evropës, Christian Mba e Tedi Cara.
Në krahun tjetër, tekniku Jurgis Kalns i ka rreshtuar letonezët e tij me formulën 4-3-3, ku në portës është pozicionuar Olses e para tij në mbrojtje Tonisevs, Veips, Sliede e Fall. Në mesfushë janë rreshtuar Jaunzems, Ghanem e Kayramani, ndërsa sulmi do të plotësohet nga Silva, Ndoye e Diop. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: