Dëm ekonomik mbi 1 miliard euro, deputeti demokrat: Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e fundit për ndihmën ndaj qytetarëve

schedule16:26 - 23 Nëntor, 2022

schedule 16:26 - 23 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka komentuar gjetjet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator 2022, ku bëhet e qartë se janë konstatuar shkelje financiare me dëm ekonomik në shumën totale prej 47 miliardë lekë.

Sula thotë se me këto abuzime të qeverisë nuk mund të ketë rritje pensionesh apo heqje të TVSH-së për bujqësinë dhe produktet e shportës.

Reagimi i plotë:

Kur abuzon me 1 miliard euro në 9 muaj, s’mund të ketë rritje pensionesh dhe heqje TVSH-je për bujqësinë.

Të dashur qytetarë të zonës ku jam zgjedhur deputet por edhe në gjithë Shqipërisë! Nesër kur ministrat e qeverisë së SULLTANIT të rrëzojnë amendamentët e opozitës për uljen e TVSH për ushqimet e shportes dhe uljen e TVSH per bujqësinë, rritjen e pensioneve me argumentin se nuk ka para, dijeni se po ju GËNJEJNË.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, një institucion serioz shtetëror i ka nxjerrë zbuluar kësaj qeverie abuzimin e mbi 1 miliardë eurove vetëm në 9 muaj të këtij viti. Pra, janë mbi 1 miliardë euro që nuk kanë shkuar për investim ose nuk kanë shkuar në arkën e shtetit, por kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Gjetjet e auditimit të KLSH për periudhën Janar-Shtator 2022 tregojnë edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria ishte e fundit në rajon dhe Evropë për ndihmën që i dha qytetarëve dhe biznesit të ndershëm për përballimin e krizës ekonomike. Kjo qeveri nuk kishte lek për qytetarët sepse ato kanë shkuar në xhepat e 10 pushtetarëve të lidhur me klientët e tyre të ngushtë.

Sipas KLSH, për periudhën Janar – Shtator 2022 janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekë. Për ta bërë më të thjeshtë: për shkak të tenderave sekret, tenderave pa garë tenderave me fond limit 99.9% dhe për shkak të atyre shpenzimeve të rreme si me rastin e inceneratorit, buxhetit të shtetit i janë vjedhur 47 miliardë lekë. Në këtë dëm, sipas KLSH peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë, tek Doganat 846 milionë lekë, në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë është evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!