Delimitimi i kufijve detarë/ Meçollari: Shqipëria dhe Jugosllavia kanë pasur zonë të kontestuar, ende vijon pa marrëveshje

schedule21:13 - 29 Nëntor, 2023

schedule 21:13 - 29 Nëntor, 2023

Një peshkarexhë shqiptare u godit në vitin 1975 nga një anije luftarake jugosllave, duke lënë të vdekur kapitenin shqiptar Fran Ivanaj. Nga hetimet rezultoi se anija nuk kishte shkelur vijën detare.

Kapiteni Artur Meçollari deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, ku u shfaq për herë të parë ky dokumentar, se mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, kishte zonë të papërcaktuar detare, e cila edhe sot është e kontestuar.

Meçollari u shpreh se duhet një zgjidhje  e pranueshme për konventën e vitit 1927, sipas së cilës vija demilituese shkon në tre milje, ndërsa sipas konventës së Montegobeit, shkon deri në 12 milje.

“Është e papërcaktuar akoma, është një zonë e kontestuar. Protokolli i 1927 jep një vijë me peleng 209 gradë, kurse sipas marrëveshjes së Montegobeit, duhet të jetë një vijë me pelengun 330 gradë, që krijon një diferencë rreth 21 gradë, ky 21 gradë deri në distancën 12 milje, krijon një sipërfaqe 128 km katror. Kjo zonë, ky trekëndësh është ende i papërcaktuar mes dy vendeve. Kjo do të varet nga lloji i bisedimeve, nuk mund të neglizhohet kategorikisht protokolli i 1927, pasi është bërë kur gjerësia e detit ishte 3 milje, dhe sot kemi Konventën e Montegobeit që është deri në 12 milje. Duhet gjetur një zgjidhje e pranueshme për të dyja këto lloj konvetash dhe është e mundur që të gjendet.

Këto duhen mbyllur. Që të ndash kufijtë, është njëlloj si të legjitimosh pronën tëndë. Asnjë kompani nuk futet për të bërë eksplorime, për aq kohë sa ka kundërshti. Edhe me Greqinë e Malin e Zi kemi probleme, është në interes të Shqipërisë të delimitojë hapësirat detare, kështu legjitimon edhe burimet detare”, theksoi ai./abcnews.al