Delfini agresiv kafshon dy notarë në Japoni

schedule10:41 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:41 - 13 Gusht, 2022

Autoritetet japoneze po përpiqen të gjurmojnë një delfin të dyshuar për të paktën 6 sulme ndaj njerëzve gjatë verës. Dy notarë u raportuan se ishin kafshuar në krah nga një delfin të enjten.

Incidenti besohet se është i fundit nga një seri sulmesh në një plazh japonez.

Sipas mediave lokale, notarët u dërguan në spital pasi u sulmuan nga një gjitar deti.

Zyrtarët japonezë besojnë se është i njëjti delfin që ka sulmuar vazhdimisht njerëzit këtë verë.

Zakonisht delfinët mendohet se janë jo agresivë ndaj njerëzve, por në fakt armiqësia e tyre ndaj notarëve nuk është aq e rrallë.

Mediat lokale raportuan se ai kafshoi një burrë disa ditë më parë. po në të njëjtën datë sulmoi një burrë tjetër duke e plagosur në dorën e majtë.

Të dy incidentet ndodhën në plazhin Koshino, një destinacion popullor për notarët pranë qytetit perëndimor japonez të Fukui.

Zyrtarët kanë instaluar tani transmetues ultratinguj përgjatë plazhit me shpresën se tingujt e tij me frekuencë të lartë do të pengojnë delfinët.

Notarët janë paralajmëruar dhe këshilluar që të përpiqen t’i shmangin ata në ujë.

Për momentin, nuk është e qartë se çfarë lloj delfini po sulmon.

Sulmet e delfinëve janë të rralla, por jo të pamundura.

Shkencëtarët besojnë se noti pranë njerëzve është “shumë stresues” për delfinët, pasi prish rutinën e tyre të sjelljes, ka zbuluar hulumtimi.

Në Irlandë, dy gra u plagosën në vitin 2013, dhe njërës iu thye brinja nga një delfin.

Një vit më vonë, pesë notarë u shpëtuan nga një varkë shpëtimi pasi u rrethuan nga një delfin agresiv./Abcnews.al/