Delfinët “alarmojnë” shpëtimtarët për një notar të humbur

schedule16:22 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:22 - 31 Gusht, 2021

Një notar kishte humbur prej 12 orësh në det në afërsi të brigjeve të Irlandës, ndërsa u shpëtua vetëm pasi që një anije shpëtimi ishte alarmuar nga delfinët.

Sipas BBC, vullnetarët e RNLI panë një njeri të lodhur në mesin e delfinëve në det në afërsi të Castlegregoryt në County Kerry.

“Në orën 20:30, një ekip i vullnetarëve me një varkë shpëtimi ka zbuluar një grup të delfinëve dhe një kokë mbi ujë rreth 2 milje e gjysmë nga plazhi Castlegregory. Personi ishte i vetëdijshëm dhe menjëherë u mor në varkë dhe u dërgua në spital”, tha RNLI.

Delfinët janë parë në brigjet irlandeze që nga viti 2019.

Ndërkohë shkencëtarët mund të identifikojnë delfinët individualë sipas formës dhe shenjave në pendët e tyre.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!