Delegacioni i OSBE ndodhet në këto momente në zyrën e Presidentit Meta duke zhvilluar takimin. Burime për abcnews.al njoftojnë se në këtë takim mungon ambasadori Berndt Borchardt për të cilin Meta ka deklaruar se nuk është i dëshiruar në institucionin e presidentit.
Pak minuta më parë u publikua edhe shkresa ku presidenti Meta njoftoni se ambasadori Borchardt nuk ishte i mirëpritur në institucionin e Presidentit, pasi Borchardt kishte ofenduar protestuesit dhe kishte vënë në diskutim dekretin për zgjedhjet e qershorit./abcnews.al