Ka dalë sëfundmi traileri i serialit të famshëm “La Casa De Papel” i njohur edhe si “Money Heist” që pritet të kthehet me sezonin e katërt në muajin prill.
Netflix publikoi trailerin vetëm një muaj para publikimit të serive të sezonit katër, të cilat mund të shihen nga e premtja e datës 3 prill.
Në trailer mund të shihni përplasjet midis anëtarëve të bandës dhe një propozim të jashtëzakonshëm nga inspektorja Alicia Sierra për Raquel: liri në këmbim të bashkëpunimit për të kapur bandën e hajdutëve.
Nëse nuk bashkëpunon, “Lisbona” duhet të kalojë 30 vjet në burg, ndërsa profesori supozon se ajo është ekzekutuar.
Xhirimet e sezonit të katërt të këtij seriali kanë përfunduar në korrik të vitit 2019, por dilema vazhdon të jetë akoma nëse ky do të jetë apo jo sezoni i fundit i serialit.