Pas një pushimi të gjatë, ish-“legjenda” e sulmit të “bardhezinjve” të Juventus, Alessandro Del Piero, duket se është gati për t’iu rikthyer me kohë të plotë, botës së futbollit, por kësaj radhe jo si lojtar, po si drejtor sportiv.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, ish-“bomberi” i “zonjës së vjetër” kërkohet me ngulm nga “gjigandët” sauditë të Al-Nassr, skuadër ku aktivizohet dhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.
Në media thuhet se Del Piero ka marrë një ofertë tunduese nga “gjigandët” e Kampionatit arab të futbollit, me këta të fundit, që së fundmi “rrëmbyen” dhe një tjetër italian, ish-“yllin” e Roma-s, Guido Fiengi, si CEO-n e tyre. /i.m /abcnews.al