Sali Berisha e ka marrë vesh live arrestimin e Ilir Metës.
Ndërsa po lavdëronte SPAK për guximin e shfaqur në arrestimin e deputetit socialist Jurgis Çyrbja, nën akuzat për bashkëpunim me grupe kriminale, Sali Berisha ka futur marsh indietro dhe ka akuzuar SPAK se merr urdhëra nga Edi Rama.
Kreu i PD ndërpreu me urgjencë më pas, komunikimin me gazetarët.
“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.” tha Berisha.