Del nga rruga automjeti në Korçë, tre të lënduar

schedule20:33 - 3 Mars, 2021

schedule 20:33 - 3 Mars, 2021

Një automjet ka dalë nga rruga tek Ura e Zvezdes në Korçë. Mësohet se për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. sb/abcnews.al/