Dasma legjendare princërore e vitit 1981 mund të ketë përfunduar me divorc, por një copë torte nga ajo ditë mbetet e mbështjellë me një letër ushqimore 40 vjet më vonë. Copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshës Diana ka dalë në shitje pas katër dekadash për 500 paund.
Është zbukuruar me një stemë mbretërore në të kuqe, blu dhe ari. Ajo iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të Nënës Mbretëreshë në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981. Mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili tani e shet atë.
Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada. ‘Dasma e shekullit’ u ndoq nga një audiencë globale televizive prej 750 milion njerëz. Charles dhe Diana u ndanë u divorcuan në 1996 pas 15 vitesh martesë. /abcnews.al